Aplikacion
Një protestë po zhvillohet këtë të shtunë pranë TEC-eve lundruese në Vlorë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
”Rama ne burg, Berisha në burg”, “Vlora është këtu”, “Është e shtrenjtë liria”, shkruhet në disa prej pankartave që mbajnë në duar.
Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit publik.
Protestuesit kanë marshuar drejt TEC-eve lundruese me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të Gjirit të Vlorës, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente. Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë.

“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet