Aplikacion
Teksa ka përfunduar seanca plenarë, ku PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, jashtë Kuvendit vijon protesta e opozitës.
Ndërkohë një prej protestuesve, kanë hedhur spraj në drejtim të efektivëve të policisë që ishin të vendosur gardh para Kuvendit.
Protestës i është bashkuar edhe kreu i PD Sali Berisha. Sipas Berishës, Rama nuk mbrojti Ballukun por veten e tij.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqëusar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur në mbrojtje të kushtetutës dinjitetit njerëzor dhe interesave të çdo shqiptari nga një organizatë kriminale e cila përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e veta. Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike dhe firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i krimit. Sot ai nuk votoi për ballukun po për veten e tij por për të mbrojtur vjedhjet e tij. Nuk ka patur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri. Por është puna juaj që sot ai të dalë para shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar ën historinë kombëtare, në Europë. Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje dhe të votojë për mbrojtjen e ligjeve të tij siç bëri Edi Rama”.
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin