zoom

Aktualitet

Pronari i MCN TV, Endri Meksi shkon në SPAK

Pronari i MCN TV, Endri Meksi shkon në SPAK

Pronari i MCN TV, Endri Meksi, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK.

Kujtojmë se vetë Meksi ka deklaruar publikisht më herët se ka marrë kërcënime me jetë, duke pretenduar se ndihej i rrezikuar. Ai ka bërë me dije gjithashtu se për këto kërcënime ka depozituar kallëzim edhe në polici.

Pak ditë më parë, një sasi eksplozivi u vendos pranë ambienteve të një dyqani “MCN Get Connected”, në pronësi të tij. Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Ngjarja është ende nën hetim nga autoritetet.

Postime të lidhura