Aplikacion
Një ngjarje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka ndodhur një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse në një dyqan shërbimesh interneti.
Burime bëjnë me dije se biznesi është në pronësi të shtetasit Endri Meksi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

