Aplikacion
Në një dalje televizive të paprecedentë, Endri Meksi, pronar i MCN TV ka lëshuar ditën e sotme, deklarata të forta, si të aspektit personal, ashtu edhe akuza ndaj zyrtarëve më të lartë të policisë së shtetit që pretendom se janë përfshirë në intriga të forta mes tenderave të AKSHI-t, lojërave të fatit, apo ARRSH-së.
Gjatë fjalës së tij, Meksi pranoi publikisht se për tre vite ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege në MCN TV, e cila përfundoi në fund të vitit 2025 dhe solli si pasojë prishjen e familjes dhe divorcin me bashkëshorten. Ai theksoi se kjo situatë ka ndikuar negativisht edhe në klimën e punës në televizion, duke e shtyrë të dalë publikisht për të sqaruar rrethanat.
Meksi u shpreh se prej muajsh është përballur me sulme dhe tentativa për diskreditim, të cilat sipas tij mund të jenë pjesë e një skenari më të gjerë nga grupe interesi. Ai deklaroi se ka referuar disa emra në prokurori dhe pret që hetimet të zbardhin të vërtetën. Sipas tij, presionet janë shtrirë edhe ndaj familjes, duke përmendur incidente shqetësuese që i ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
Në vijim, ai hodhi akuza edhe ndaj Policisë së Tiranës, duke thënë se institucioni po shmang çështje të rëndësishme si ato që lidhen me AKSHI-n dhe lojërat e fatit, ndërsa fokusohet në sektorë të tjerë. Meksi kërkoi transparencë dhe u bëri thirrje gazetarëve dhe institucioneve të bëjnë publike çdo informacion që disponojnë.
Ai përmendi gjithashtu emra të njohur të lidhur me tenderat e AKSHI-t, duke theksuar se disa prej tyre janë përfshirë në hetime apo dëshmi pranë SPAK. Meksi shtoi se i ka referuar të gjitha të dhënat tek organet përkatëse dhe shprehu zhgënjim për mungesën e zhvillimeve konkrete deri tani.
“Jeta ime private ka ndikuar tej mase dhe në klimën e MCN TV dhe unë për këtë arsye vendosa të dilja të flisja. Dje kur u ripërsërit incidenti i darkës unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në televizor, pak a shumë ishte ndërrim turni ora tetë pa një minutë. Shqetësimi i tyre me fytyrat e prera më bezdisi goxha, sepse, pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe me pak humor gjithë këtë eksperiencë të tre viteve të fundit, gjykova që tashmë kupa është derdhur.
Pra ky skenar, që kam zgjedhur që të rrjedhin gjërat se ndoshta do të zbardhen rrugës, ndoshta nuk ishte më momenti për ta bërë sepse tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj shumë punën e pavarësinë tuaj, të të gjithëve bashkë, ju me njihni prej kaq e kaq vitesh tanimë, sa herë ju ndërhyj dhe sa herë ju bezdis. Dhe në këtë sens u ndjeva shumë i trishtuar që ju vuani nga fëlliqësirat e mia.
Une per tre vite rresht kam pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege të punës këtu që ju të gjithë e njihni po asnjeri prej jush nuk ka folur asnjëherë. Marrëdhënia ime ka shkuar shumë keq e kjo marrëdhënie u prish në vitin 2025, dhe kjo marrëdhënie mbaroi në nëntor-dhjetor 2025 kur janë edhe përplasjet më të mëdha.
Unë nuk e di cili është shkaku ndaj e referova edhe në prokurori disa emra dhe ta bëjë punën prokuroria”, tha ai në intervistën dhënë sot në MCN TV mbi dyshimet që ka për sulmet më të fundit ndaj tij.
Por Endri Meksi insinuon që edhe kjo marrëdhënie mund të ketë qenë e stisur, nga klanet të cilat po e sulmojnë, që siç pohon dhe ai vetë, fillimisht i ka marrë me sportivitet e të qeshur, por tani, loja është bërë shumë e rëndë.
“Do përpiqem të bëj transparencë sa më të madhe pa lënduar njerëz privatë sepse mund të jem komplet gabim. Kam lënduar gruan time me të cilën tashmë kam bërë divorcin para 10 ditëve për shkak të fajeve të mia dhe ajo s’ka pse të marrë kosto të mëtejshme në jetën e saj, është dhunuar ime më nga persona pranë familjes së ish-partneres, dhe të gjitha këto i kam referuar te njoftimi i sotëm i prokurorisë së Tiranës.
Mekanizmat e përdorur janë “fëlliqja”. “Do të diskretitojmë”; “do të fëlliqim”, në formë kosntante nga gushti në shtator.
Për sigurinë time nuk kam frikë fare. Për sigurinë e familjes sime shpresoj që jo, jam i qartë që i kam rënë në qafë. Unë kam vazhduar të bëj gjithë detajet ligjore. Vazhdoj të bëj ankimime tenderash, në formë konstante pa u bezdisur. Në formë konstante u kam folur kolegëve të mi të IT në MCN që mos u dorëzoni se ata kanë ditur historinë. “Ju bëni punën tuaj”. Dhe në këtë sens do të doja të vlerësoja edhe rolin e Gerond Meces i cili ka pasur të njëjtin insistim. Dhe më është shtuar respekti për të. Jam akuzuar se kam qenë partner me të. Nuk kam qenë kurrë partner me të, kam bashkëpunuar me të”,- tha ai në deklaratat e tij, duke përmendur një emër jo pak të njohur deri tani në fushën e tenderave të AKSHI-t.
Geront Mece është një prej personazheve kycë të dëshmisë së dosjes AKSHI, njeriu që në dëshminë e tij në spak ka deklaruar se është rrëmbyer nga klani i një prej bandave të famshme të Elbasanit. Por më vonë, prokuroria e posacme ka zbuluar të tjera fakte dhe të dhëna lidhur me punën e madhe me tenderat që MECE ka pasur me AKSHI-n. Sic duket, firma e tij duhet të dilte nga tregu i tenderave pasi në të, sipas SPAK, hyri Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët u kthyen në kompanitë kryesore me të cilat operonte ky institucion.
“Përfshirja e partnerëve të mi të biznesit që nuk janë të përfshirë. Tentativa për të bërë pis ata dhe njerëz të politikës që kanë të bëjnë me linjën editoriale të MCN tv. Kaq e thjeshtë. Policia e tiranës, ky institucion kaq shumë i përfolur me lidhje me AKSHI-n dhe Ergys Agasin, zgjedh një tjetër sektor. Nuk zgjedh AKSHI-in, nuk zgjedh lojrat e fatit, por zgjedh ARRSH. Ky është një tjetër pisllëk që unë jam I detyruar ta denoncoj në këtë formë dhe për këtë arsye I kam shkruar edhe prokurorisë së Tiranës që të merret. Pra ata duhet të hetojnë se kush në policinë e Tiranës di kaq gjëra që edhe mund të jenë të vërteta po askush nuk I nxjerr. Dhe kolegë gazetarë që disponojnë informacione dhe nuk I nxjerrin. Le të thonë emrat: nëse mendojnë që është X biznesmen le ta thonë hapur që kanë një problematikë me Endri Meksin. Unë nuk gjykoj që është ai rast. Unë gjykoj që janë të tjera raste. Qofsha I gabuar. Le të na e thotë prokurorja që unë jam I gabuar dhe është…unë gjykoj se në mes janë lojrat e fatit dhe klanet e AKSHI-t. nuk di nëse kam cënuar dikë sepse përfshirja e njerëzve kyc si Mark Beqiri një person që njihej nga 2009-2010 në këtë aferë nuk ka të bëjë me emrin tim. Unë jam njohur me të në 2016-2017. Nuk e shoh te ana personale e imja. Unë I kam referuar këto të dhëna në SPAK dhe nuk shoh ndonjë zhvillim. Ministria e financave e ka hequr nga grupet e hetimit këtë person me justifikimin që ka detyra të tjera”,– thotë Endri Meksi në dëshminë e tij dhënë në ekranin e MCN TV duke hedhur akuza të forta për policinë e Tiranës, zyrtarët e saj, por edhe për ministrinë e financave që ka ndërmarrë veprime që tentojnë të zbardhin gjithë kërcënimet nga botuesit e televizionit./Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari