zoom

Aktualitet

Endri Meksi del nga SPAK pas 6 orësh

Endri Meksi del nga SPAK pas 6 orësh

Biznesmeni Endri Meksi ka dalë nga ambientet e SPAK pas afro gjashtë orësh qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje lidhur me deklaratat e tij publike të bëra së fundmi.

Në prononcimin për mediat pas përfundimit të seancës së pyetjeve, Meksi tha se dëshmia e tij kishte të bënte me pretendimet që ai ka ngritur publikisht për kërcënime ndaj jetës së tij.

Sipas biznesmenit, ai ndodhet në situatë rreziku dhe për këtë arsye ka bërë edhe kallëzim pranë organeve të policisë. Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi personat apo rrethanat që lidhen me këto kërcënime.

Rreth një javë më parë, në dyqanin e Internetit MCN në pronësi të sipërmarrësit Endri Meksit u vendos në sasi tritoli, ndërsa më herët ka pasur raportime se është kërcënuar me jetë./ Zoom.al

Postime të lidhura