zoom

Të gjitha

Prangosen tre shqiptarë dhe tutorja e tyre, ja për çfarë i shfrytëzonte 56-vjeçarja të miturit

Prangosen tre shqiptarë dhe tutorja e tyre, ja për çfarë i shfrytëzonte 56-vjeçarja të miturit

Tre të mitur me origjinë shqiptare kanë rënë në prangat e policisë greke, të cilët akuzohen për grabitjen e një biznesi lojërash fati.

Sipas mediave greke bëhet me dije se tre të miturit shqiptarë shfrytëzoheshin nga një 56-vjeçare, e cila akuzohet si ideatorja e grabitjeve.

Ndërkohë që mësohet se në grabitjen e fundit tre të miturit shqiptarë kanë arritur të marrin në kasën e biznesit të lojërave të fatit 6950 euro.

Në hetim janë përfshirë edhe prindërit e dy prej grabiëtsve, të cilët akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre.