Aplikacion
Këngëtarja Summer Walker guxoi më shumë se sa duhet me veshjen e saj në tapetin e kuq të BET Awards 2022. 26-vjeçarja u shfaq pothuajese gjysëm e zhaveshur ndërsa po ecte në tapetin e kuq në shfaqjen e çmimeve, që u mbajt në Teatrin Microsoft në Los Angeles.
https://www.youtube.com/watch?v=BriQhaD4W-k
Summer mori pjesë në event si e nominuar në kategoritë Artistja më e mirë femër R&B/Pop dhe BET Her Award. Stilistja e veshjes, Laurel Street , ka kërkuar ndjesë publike pasi u kritikua për “seksualizimin” e veshjeve të njerëzve indigjenë.
“Unë jam me origjinë nga Azia Jugore, e kuptoj se duhet të kishim përmendur kulturën e bukur Hmong,” shkroi marka në Instastory. “Nuk doja të ofendoja asnjë prej jush, më pëlqen të festoj të gjitha kulturat [dhe] diversitetin … Kërkoj falje, që nuk e ndaj dhe nuk edukova historinë e popullit Hmong dhe do të edukoj më tej veten. E kuptoj që shumë prej jush jeni ofenduar që nuk ishte aspak qëllimi im… nuk ishte qëllimi ynë për të seksualizuar asgjë, por më shumë kishim qëllim të sillin një festë e jetës dhe bukurisë së grave.”

Vetëm pak ditë më parë, Summer konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e dytë me të dashurin e saj LVRD Pharoh./L.K
/Zoom.al