zoom

Të gjitha

“Do martohem një ditë…”/ Keisi Medinit i kanë “vjedhur” zemrën ?!

“Do martohem një ditë…”/ Keisi Medinit i kanë “vjedhur” zemrën ?!

Vajza e këngëtarit Sabian Medini, Keisi Medini njihet për fotot e saj seksi në rrjetet sociale duke u shfaqur shpesh provokuese. Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungonë as postimet me ta atin, me të cilin ka një raport shumë të mirë.

Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi i thotë se edhe “do të martohet një ditë.”

https://www.tiktok.com/@casseylittleblondie/video/7101423419375242501?_r=1&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&source=h5_m

“Edhe unë do të marohem një ditë, nuk mund të rri këtu përgjithmonë”- shprehet Keisi gjatë videos. “Po pse të mos rrish, sapo të kanë dalë dhëmbët e pjekurisë”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.

Këngëtari ka treguar shpesh edhe gjatë qëndrimit të tij në BBV, marrëdhënien e mirë që ka me vajzën e tij Keisin. Ajo ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Sabianit kur ai ishte pjesë e reality-showt, duke postuar herë pas herë në “Instagram’’ foto apo dedikime./L.K

/Zoom.al