Aplikacion
Detaje të reja për plagosjen e 55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Hushi banor i këtij fshati është qëlluar me breshëri në një zonë të pyllëzuar nga një bashkëfshatar i tij me inicialet K.K.
Ndërkohë, po krihet zona nga policia, pasi autori i plagosjes nuk është arrestuar ende.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, për një zënkë mes autorit dhe të plagosurit dhe ky i fundit është dërguar në spital me një plagë në bark dhe paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba