Aplikacion
Ukraina është kryefjala e këtyre ditëve. Njerëz kudo në botë po shprehin solidaritetin e tyre qoftë me protesta, postime mbështetëse në rrjete sociale e të tjera.
Artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova ka zgjedhur të realizojë një mozaik të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’iu gjetur pranë vendit në këto ditë të vështira.
Pozhegu shquhet për realizimin e portreteve të figurave publike, punime këto me kokrra gruri, fasule apo misër, që e kanë bërë pjesë të Guinness-it.
Alkent Pozhegu është dalluar për portretin e Dua Lipës, më pas atë të Rita Orës dhe Donald Trumpit.