zoom

Bota

Kundërpërgjigjet Ukraina, mund të sulmojë Bjellorusinë

Kundërpërgjigjet Ukraina, mund të sulmojë Bjellorusinë

 

Paralajmërimi, nga sekretari për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës

 

 

Kundërpërgjigjet Ukraina ndaj sulmeve që po vijnë nga territori I Bjellrusisë. Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë se Ukraina mund të nisë një sulm raketor ndaj Bjellorusisë.

“Ky vendim i takon komandantit të përgjithshëm, Zelenskyt”, ka thënë Danilov.

Vlen të përmendet se Bjellorusia është rreshtuar krah Rusisë në këtë betejë. Ato kanë lejuar ushtrinë ruse, që të përdorë territorin e tyre si vend kalimi për të hyrë në Ukrainë. Madje, president ii vendit Alexandër Lukashenko, ka thënë se nëse është e nevojshme, Bjellorusia është e gatshme të ndërhyjë në Ukrainë me ushtrinë e saj.

Postime të lidhura