Aplikacion
Kosova ka befasuar Zvicrën në “Fadil Vokrri“. Megjithëse helvetët ishin favoritë në letër, Xhaka e Shaqiri janë larguar pa fitore nga Prishtina.
Zviceranët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 14 të takimit, duke dhënë sinjale se ndeshja për të do të ishte një formalitet.
Vedat Muriqi vendosi baraspeshën në minutën 65, por në të 79-n ishte sërish Frojleri ai që i dha epërsinë Zvicrës.
Kur të gjithë prisnin vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, Vedat Muriqi shtangu helvetët.
“Pirati” bën rolin e heroit në minutën e 94-t, kur shkund rrjetën për të dytën herë dhe i fikson shifrat në 2-2.
Kosova shkon kështu në kuotën e 4 pikëve në grupin I. /zoom.al/