zoom

Të gjitha

Pjesë e Big Brother Vip 2?! Valbona Selimllari i thotë të gjitha

Pjesë e Big Brother Vip 2?! Valbona Selimllari i thotë të gjitha

Ish-Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi nëse do të bëhej  ose jo  pjesë e “Big Brother Vip 2.”

 “Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i ‘BBV’. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”, tha Valbona.

Përpos kësaj, ish-Missi gjithashtu foli edhe për dashurinë për televizionin, duke zbuluar se ka një projekt që po e zhvillon.

“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj.”, tha ajo.

Gjithashtu ajo foli edhe për politikën, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë ambicie ndaj edhe nuk do t’i bashkohej. Selimllari shtoi se sipas saj Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare./L.K

/Zoom.al