zoom

Të gjitha

Pamela Anderson shkëlqen në skenën e Broadway

Pamela Anderson shkëlqen në skenën e Broadway

Publiku e mirëpriti me brohoritje dhe duartrokitje aktoren, Pamela Anderson, e cila shënoi debutimin në skenën e “Broadwayt”.

Për një kohë të caktuar, ish-ylli i serialit “Baywatch” do ta portretizojë rolin e Roxie Hartit, në muzikalin e famshëm “Chicago”.

“Ky është një projekt i përkryer për të. Marrë parasysh se ajo nuk ka eksperiencë në vallëzim, realizatorët e shfaqjes definitivisht e kanë bërë të pamundurën që roli t’i përshtatet mirë. Dhe Pamela ishte spektakolare. E ka bërë një punë vërtet të mirë”.

Shfaqja “Chicago”  shënon 25-vjetorin e inskenimit në “Broadway”. Një tjetër adhurues i quajtur, David, tregoi se ka ardhur nga Maine vetëm për ta parë këtë shou dhe është ndarë i kënaqur me performancën e 54-vjeçares, Anderson. Anderson do të performojë për tetë javë në teatrin “Ambassador” në New York./L.K

/Zoom.al