zoom

Të gjitha

Pas ndarjes me Max Ehrich, Demi Lovato nis një lidhje të re

Demi Lovato po shijon një romancë të re. Aktorja dhe këngëtarja e famshme thuhet se është në një lidhje me një muzikant, raporton revista People. Burime pranë këngëtares janë shprehur se “është një marrëdhënie vërtet e bukur dhe e shëndetshme”.

Kjo është lidhja e parë serioze e këngëtares që kur i dha fund fejesës me Max Ehrich në shtator të 2020. Lovato, 29 vjeç dhe Ehrich, 31 vjeç, fillimisht filluan të takoheshin në mars të vitit 2020 para se të fejoheshin vetëm katër muaj më vonë.

Pas ndarjes, burime pranë këngëtares theksuan se ajo i dha fund fejesës pasi zbuloi se ai po e përdorte për famë. Këngëtarja është gati të lëshojë albumin e saj të tetë në studio “Holy Fvck”, i cili me sa duket flet për marrëdhënien me ish-in e saj, Wilmer Valderrama./zoom.al/