zoom

Të gjitha

Ç’bëhet me Ilva Taren? Postimi i saj i fundit tregon gjithçka

Ç’bëhet me Ilva Taren? Postimi i saj i fundit tregon gjithçka

Gazetarja e njohur Ilva Tare u largua nga Shqipëria duke lënë pas karrierën e saj si gazetare, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes në Amerikë.

Pas 25 vitesh punë intensive në median shqiptare, gazetarja u shpërngul në Uashington ku është duke jetuar dhe punuar për momentin.

Por pas kaq kohësh, ditën e sotme gazetarja e ka thyer më në fund heshtjen. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ilva na tregon se së fundmi ka nisur një projekt të rëndësishëm dhe ndihet shumë e lumtur.

“Jam tejet e emocionuar të ndaj me ju disa lajme personale: Që nga 1 Prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington, DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar ti bashkohem skuadrës të ACEurope”, shkruan Tare në Twitter.

Sigurisht që gazetarja ka dashur ta ndajë me të gjithë këtë super sukses të sajin në Amerikë./L.K

/Zoom.al