Aplikacion
Aktivistë të Partisë Socialdemokratë (PSD) në Kosovë kanë zhvilluar sot një aksion kundër qeverisë duke gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Sipas Telegrafit aksioni është zhvilluar në kohën kur ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen “Dardania”.
“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkruan në Facebook, kreu i PSD, Dardan Molliqaj.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit.
Kujtojmë se paraditen e sotme, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një konferencë për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ku njoftuan për një pako të re mbështetëse për qytetarët për përballje me inflacionin.