zoom

Të gjitha

Dyert për një dashuri të re janë të hapura/ Poetja rrëfet si rrallëherë

Dyert për një dashuri të re janë të hapura/ Poetja rrëfet si rrallëherë

Poetja Rita Petro ka folur si rrallëherë për jetën e saj private në një intervistë për “Euronews Albania”. Pa dorashka fare, Petro tregoi ndjesitë e saj, mënyrën si e nis mëngjesin, madje foli edhe për jetën sentimentale pas humbjes së partnerit.

Rita Petro foli gjithashtu për ndarjen e dhimbshme nga jeta të bashkëshortit të saj, si dhe dhimbjen dhe boshllëkun me të cilat është mësuar të jetojë. Poetja ka treguar se në marrëdhënien e tyre, askush nuk ishte i varur nga tjetri dhe pikërisht kjo pavarësi në marrëdhënie e ka mësuar Ritën të jetojë edhe pa partnerin e ndjerë.

 “Në fund të fundit ne kemi ardhur në këtë jetë dhe rrugëtimin e kemi vetëm, përveç “aksidenteve” që mund të ndodhin bashkë. Jemi në një rrugëtim vetëm. Mund të ngjitemi në rrugën që rrallë shkohet. Është rruga e ngritjes shpirtërore, ngjitemi dyshe dhe janë një fat i madh njerëzit që takojmë. Me thënë të drejtën jeta ime ka qenë gjithnjë e mbushur, siç ka qenë dhe jeta e partnerit tim. Prandaj kemi qenë dy njerëz që kemi ndenjur bashkë se kemi dashur të rrimë bashkë, jo sepse kemi krijuar lidhje varësie./L.K

/Zoom.al