Aplikacion
Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës së parë plenare pas pushimeve të fundvitit.
Çuçi u ka kërkuar nga deputetëve rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.
Ai tha se se ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cënuar kuorumin dhe votimet e ligjeve.
“Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese.
Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE”, tha Çuçi ndër të tjera.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me aksionin e saj dhe bllokimin e seancave plenare.