Aplikacion
Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama në një intervistë dhënë për “Revort Studios”, nuk ka nguruar të tregojë edhe vitet e para të bashkëjetesës me Barack Obamën. Sipas saj pas ardhjes në jetë të dy vajzave, Sasha dhe Malia, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira.
“Për dhjetë vjet nuk e duroja dot burrin tim”, deklaroi Michelle.
Ndërsa ajo ishte një nënë e re duke u përpjekur të përballonte vajzat e saj, Barack Obama po shijonte kohën e tij duke luajtur golf ose duke shkuar në palestër.
“Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40”, tha ajo pasi kujtoi periudhën kur burri i saj ishte fokusuar në karrierën politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpi.
Në lidhje me fëmijët e tyre dhe nëse i plotësonte nevojat e tyre, Michelle shpjegoi:
“Fëmijët janë si ‘terroristë’. Kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Por ju i doni më shumë se çdo gjë dhe nuk mund t’i fajësoni. Kështu, ju domosdoshmërisht ktheheni kundër njëri-tjetrit”.
Në fund Michelle ka dashur t’u dërgojë një mesazh dëgjuesve të saj.
“Sado klishe të tingëllojë, nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të jemi të duruar”, tha ish-Zonja e Parë e SHBA.