zoom

Slider

Një shqiptar si trajneri Silvinjo, shkrihet me turmën festive dhe këngëtaren Artjola Toska! (VIDEO)

Një shqiptar si trajneri Silvinjo, shkrihet me turmën festive dhe këngëtaren Artjola Toska! (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit në grupin E për kualifikueset e “EURO 2024”, ku kuqezinjtë u renditën të parët dhe lanë pas dy emra të mëdhenj të futbollit europian si Çekia dhe Polonia.

Pas mbarimit të ndeshjes, futbollistët bashkë me trajnerin Silvinjo dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, kanë festuar në një nga klubet e kryeqytetit.

Protagonisti kryesore në festën e Kombëtares ka qenë pikërisht Silvinjo. Në videot e publikuar në rrjetet sociale, trajneri brazilian shihet teksa përqafon lojtarët dhe feston nën muzikën e këngëtares Artjola Toksa. /ZOOM.AL/