Aplikacion
Duket e pamundur, por menjëherë pasi u përhap lajmi se një fluturim i Air India ishte rrëzuar në qytetin e Ahmedabadit, një video filloi të qarkullonte në mediat sociale ku shihej një burrë që largohej nga vendi i ngjarjes me një këmishë të njollosur me gjak.
Pastaj, doli se kishte një të mbijetuar: një shtetas britanik me origjinë indiane, i identifikuar si Vishwash Kumar Ramesh nga Hindustan Times.
“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, citohet të ketë thënë ai në një intervistë në spitalin ku po trajtohej.
Ai tha se kishte qenë për vizitë te familja dhe po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar me vëllanë e tij, i cili ishte ulur në një rresht tjetër. Vishwash Kumar Ramesh deklaroi se nuk e dinte nëse vëllai i tij kishte mbijetuar.
Air India konfirmoi më vonë se nga 242 personat në bord të fluturimit, 241 kishin vdekur, duke e bërë Rameshin të mbijetuarin e vetëm.

Ndërkohë rrjetet sociale është shpërndarë bileta e avionit që i përkiste Vishwashkumar Ramesh, i vetmi i mbijetuar deri tani nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India në Indi.
Ai ndodhej në sediljen me numër 11A, një vend që, për ironi të fatit, i shpëtoi jetën, ndërsa 241 persona të tjerë humbën jetën.