Aplikacion
Pamje të tjera që tregojnë momentin e aksidentit ajror në Indi janë bërë publike.
Në videon e mëposhtme duket qartë avioni që ishte nisur nga India për në aeroprotin Gatwick të Londrës, teksa ngrihet nga pista dhe vetëm pak sekonda më vonë bie duke u përplasur me tokën.
Numri në total i viktimave nuk dihet ende pasi përveç 242 personave që ndodheshin në bord, të tjerë kanë vdekur në ndërtesën ku u përplas avioni.
Policia vendave konfirmoi vetëm një të mbijetuar, një burrë 40-vjeçar indiano-britanik i cili ishte ulur në afërsi të një prej daljeve të emergjencës gjë që e ndihmoi të nxirrej në kohë nga flakët dhe rrënojat e avionit.