Aplikacion
Policia indiane tha se një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit Air India është identifikuar deri më tani.
I mbijetuari u gjet në sediljen 11A të kabinës “dhe po merr trajtim mjekësor në spital”, tha shefi i policisë së Ahmedabad.
Komisioneri i Policisë së Ahmedabadit, GS Malik, i tha agjencisë së lajmeve ANI se kishte një të mbijetuar, i cili ishte në vendin 11A në bordin e avionit Boeing 787-8 Dreamliner.
Sipas raporteve të medias, i mbijetuari i vetëm i rrëzimit ishte 40-vjeçari Vishwash Kumar Ramesh, një britaniko-indian, i cili jeton në Londër dhe ishte në Ahmedabad duke vizituar familjen. Ai tha se kishte jetuar në Londër për 20 vitet e fundit dhe kishte udhëtuar në Indi me vëllain e tij, i cili ishte gjithashtu në aeroplan.
“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha Ramesh, duke folur për Hindustan Times. Ai tha se “mori lëndime nga goditja”, duke përfshirë mavijosje në gjoks, sy dhe këmbë, por përndryshe ishte i kthjellët dhe i vetëdijshëm.
Ramesh, i cili ende kishte kartën e tij të hipjes në bord, i tha Hindustan Times:
Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi dhe më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.