zoom

Bota

Tragjedia në Indi/ Fotoja e fundit brenda avionit para aksidentit

Tragjedia në Indi/ Fotoja e fundit brenda avionit para aksidentit

Mes 290 viktimave nga tragjedia ajrore në Indi janë edhe anëtarët e një familjeje mjekësh.

Dr. Komi Vyas punonte në një spital në Udaipur dhe kishte lënë vendin e saj të punës për t’u bashkuar me bashkëshortin, Dr. Prateek Joshi, i cili tashmë punonte në Londër.

Ata udhëtonin së bashku me tre fëmijët e tyre të vegjël: djemtë binjakë Nakul dhe Pradyut, pesë vjeç, dhe vajzën Miraya, tetë vjeçe.

Pak para tragjedisë, mjekja kishte ndarë në rrjetet sociale një selfie nga kabina e avionit, ku familja shfaqej e buzëqeshur: çifti i ulur në njërën, ndërsa tre fëmijët ishin përballë, të gjithë të lumtur për nisjen e udhëtimit drejt jetës së re në Londër.

Fatkeqësisht, ky udhëtim u kthye në tragjedi. Telefoni i mjekes dyshohet se është djegur në flakët e zjarrit.

Miq të familjes kanë konfirmuar se si Dr. Komi Vyas, ashtu edhe bashkëshorti i saj, kishin kontribuar për vite me radhë në Spitalin Paqësor të Udaipurit. Dr. Joshi ishte transferuar më herët në Londër dhe vetëm këtë javë ishte kthyer për të marrë familjen me vete drejt një jete të re./ Zoom.al

Postime të lidhura