zoom

Bota

Ku duhet të ulesh në avion për t’i mbijetuar një aksidemti ajror?

Ku duhet të ulesh në avion për t’i mbijetuar një aksidemti ajror?

Shumë udhëtarë kanë kuriozitet të dinë se cilat vende në avion ofrojnë më shumë siguri në rast aksidenti. Studime të ndryshme kanë analizuar të dhënat e aksidenteve ajrore për të dhënë një përgjigje sa më të saktë për këtë pyetje.

Një studim i publikuar nga TIME, i cili është mbështetur në të dhëna nga 35 vite aksidentesh ajrore, tregon se vendet në pjesën e pasme të avionit, sidomos ato në rreshtat e mesit, kanë përqindjen më të ulët të vdekshmërisë, me vetëm 28%.

Nga ana tjetër, vendet në mes të avionit, pranë korridorit, janë identifikuar si më pak të sigurta, me një normë vdekshmërie prej 44%.

Gjithashtu, vendet afër daljeve të emergjencës janë vlerësuar si më të sigurta në rastet kur kërkohet evakuim i menjëhershëm për shkak të ndonjë rreziku si zjarri apo tymi. Një shembull konkret vjen nga një aksident ajror në Indi, ku i vetmi i mbijetuar ndodhej pranë një daljeje emergjence në një Boeing 787-8 Dreamliner.

Sipas analizave, pjesa e pasme e avionit ka një shkallë vdekshmërie prej 32%, pjesa e mesit 39%, ndërsa pjesa e përparme 38%.

Po ashtu, pasagjerët që janë të ulur brenda pesë rreshtave nga daljet e emergjencës kanë një shans më të madh për të shpëtuar.

Ekspertët theksojnë se, pavarësisht këtyre gjetjeve, mundësia për t’u përfshirë në një aksident ajror mbetet jashtëzakonisht e vogël./ Zoom.al

Postime të lidhura