zoom

Të gjitha

Global Citizen i kërkon të famshmëve që të kontribojnë për Ukrainën

Global Citizen i kërkon të famshmëve që të kontribojnë për Ukrainën

Të famshmëve u kërkohet të përdorin llogaritë e tyre në mediat sociale për të publikuar përpjekjen, duke përdorur hashtag #StandUpForUkraine.

Një grup yjesh brezash të ndryshëm nga filmi, TV, sporti dhe muzika  duke përfshirë Bruce Springsteen, Hugh Jackman, Elton John, Jon Bon Jovi, Jonas Brothers dhe Billie Eilish  janë regjistruar për fushatën në mediat sociale për të treguar mbështetje për Ukrainën.

Fushata e mediave sociale e organizuar nga Global Citizen  u kërkon qeverive, institucioneve, korporatave dhe individëve të ndihmojnë në financimin e përpjekjeve humanitare në Ukrainë.

Springsteen postoi një video në mediat sociale të premten për të treguar mbështetjen e tij: “Refugjatët në Ukrainë dhe në mbarë botën kanë nevojë për ndihmën tonë tani”, tha ai. “Të gjithë meritojnë kushte jetese të sigurta dhe njerëzore”.

Barbra Streisand postoi një lidhje me Global Citizen dhe shkroi: “Unë e mbështeta dhe shpresoj që edhe ju ta bëni”. Celine Dion shkoi në Instagram  mbështetjeje me një mbishkrim në anglisht dhe frëngjisht : “Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë për të ndihmuar të gjithë ata që janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre”. Ellen DeGeneres në videon e saj u bëri thirrje liderëve botërorë që “të bëjnë gjënë e duhur dhe të kontribuojnë me miliarda që u nevojiten”.

Fushata u zhvillua një ditë përpara konference të bashkë-organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau./L.K

/Zoom.al