zoom

Të gjitha

Emri i fëmijës së tretë të Nicolas Cage mbart një kuptim të veçantë

Emri i fëmijës së tretë të Nicolas Cage mbart një kuptim të veçantë

Nicolas Cage dhe bashkëshortja Riko Shibata janë në pritje të një vajze, çifti do t’a quajë atë Lennon Augie. Ylli 58-vjeçar dhe Riko Shibata konfirmuan se do të prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku në janar dhe tani babai i tre fëmijëve ka zbuluar se do të ketë vajzën e tij të parë.

Nicolas  i cili tashmë ka djemtë Weston 31 vjeç dhe Kal-El, 16 vjeç, nga marrëdhëniet e mëparshme. Aktori zbuloi gjithashtu se ai dhe Riko kanë vendosur ta quajë të bijën Lennon Augie, me këtë të fundit në lidhje me babanë e tij të ndjerë, August Coppola, i cili vdiq në vitin 2009.

Nicolas dhe Riko, 27 vjeç  me të cilin u martua në vitin 2021 pas një viti lidhjeje  po planifikonin t’ia vendosnin fëmijës së tyre emrin Akira Francesco nëse fëmija ishte djalë./L.K

/Zoom.al