zoom

Të gjitha

Nga njohja në rrjetet sociale te ardhja në Tiranë, si e shantazhoi i riu brazilianen

Nga njohja në rrjetet sociale te ardhja në Tiranë, si e shantazhoi i riu brazilianen

Kanë dalë në dritë të tjera të dhëna për arrestimin e 29-vjeçarit, Eraldo Dervishi, i cili shantazhonte nëpërmjet videove intime një braziliane.

Dervshi dhe e reja nga Brazili ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas vajza mësohet se i ka dërguar 29-vjeçarit video intime.

Pas komunikimeve të gjata në rrjetet sociale, 19-vjeçarja nga Brazili ka vendosur të vijë në Shqipëri dhe gjatë takimit të parë me Dervishin i ka dhënë këtij të fundit edhe pasaportën.

Pas kësaj Dervishi mësohet se nuk ka pranuar tia kthejë më pasaportën dhe nëpërmjet videove intime të dërguara më parë nga e reja, e shantazhonte atë duke i kërkuar lekë.

E gjendur në këtë situatë e reja nga Brazili ka vendosur ti drejtohet policisë dhe kjo e fundit pas identifikimit bëri arrestimin e 29-vjeçarit Eraldo dervishi.