zoom

Të gjitha

Jeni gati?! “La Casa de Papel” vjen me një version që do ju mbërthejë para televizorit

Netflix ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshme spanjoll “Money Heist ” gjatë sezonit të verës, por kësaj  here në versionin korean.

Money-Heist Korea ka publikuar trailerin e fundit dhe njëherësh datën e premierës. “La casa de papel” do të vijë në variantin korean për të gjithë ata që nuk e panë, ose për ata që i ka marrë malli. Seriali do të publikojë sezonin e parë në 24 qershor.

“La Casa de Papel” përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh. Ai ndoqi një organizator kriminal misterioz të quajtur “El Profesor” dhe grupi i i tij i hajdutëve, ndërsa ata përpiqeshin të grabisnin bankën Spanjës.

Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, shfaqja e re përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal. Vitet e fundit filmat dhe serialët koreanë kanë fituar popullaritet. Mjafton të kujtojmë “Squid Game” që po bën gati sezonin e dytë. Po deri atëherë, le të shikojmë “Money Heist – Korean”./L.K

/Zoom.al