zoom

Bota

Si “La Casa de Papel”! Grabitet banka në mes të Athinës, publikon pamjet (VIDEO)

Një plan perfekt për grabitjen e një banke në mes të Athinës, që të kujton paksa serialin e famshëm La Casa de Papel.

Mediat greke publikuan pamje nga brenda bankës, ku 2 persona të armatosur duken që kërcënojnë personelin me armët e tyre kallashnikov.

Dy grabitësit morën nga banka 11 mijë euro dhe për arratisjen përdorën si karrem një grua.

Në pamje, ata shihen se kanë mbuluar fytyrën me maskë anti-COVID dhe janë veshur thjeshtë. Kujtojmë se grabitja, e ngjashme me ato të filmave, ka ndodhur rreth orës 11:35 sipas asaj lokale në qendër të Athinës.

Dy autorët hynë në bankë, nxorën kallashnikovët dhe terrorizuan punonjësit dhe klientët.