Aplikacion
Azet është mjaft i dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. Mirëpo, së fundmi një situatë aspak e mirë i ka ndodhur Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa.
Raportohet se eskorta e tij u sulmua në Vjenë. Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku madje janë dëgjuar edhe të shtëna. Më herët u tha se shkak i këtij sulmi ka qenë pikërisht pagesa e Azet.
U tha edhe se në koncert nuk erdhën shumë persona e për pasojë ka patur një sulm mes sigurimit të Azet dhe klubit.
Por pronari i klubit ka folur lidhur me ngjarjen duke sqaruar gjithçka. “Pagesa ishte në rregull, disa shqiptarë i kanë rrahur çeçent, në ato momente ishte duke dalë Azet me makinë. Duke u zënë i kanë gjuajtur Azetit në makinë edhe kanë gjujtur me armë sigurimi,”– theksoi pronari.
https://youtu.be/1axn1Vkp06w
Raportohet se teksa makina e këngëtarit Azet po largohej, sigurimi i klubit ka qëlluar me armë zjarri por aspak në drejtim të tyre./L.K
/Zoom.al