Aplikacion
Filmi i ri estonez “Firebird” është akuzuar për turpërimin e Moskës, për shkak të përmbajtjes së tij homoseksuale. Por krijuesit e kësaj drame, regjisori dhe aktorët refuzojnë të heshtin në lidhje me këtë çështje.
Aktori ukrainas Oleg Zagorodnii, i cili luan një prej roleve kryesore në film, u shpreh: “Tani jam vetëm unë në kafenenë time në Ukrainë. Njerëzit vijnë. I bëj kafe, u jap ëmbëlsirë. Ata janë të lumtur që ndjejnë një lloj jete normale. Ata ulen në kafene, ne lëshojmë muzikë, flasim. Natyrisht, gjithçka për të cilën flasim tani është lufta”.
Vetëm një vit më parë 34-vjeçari fitoi një rol të rëndësishëm në filmin që përshkruan dashurinë e luftës së ftohtë, të quajtur “Firebird”. Në këtë prodhim nxitës britaniko-estonez, Zagorodnii, i cili ka pamjen e një idhulli të vitit 1940, luan rolin e Romanit, një pilot luftarak që do të martohet së shpejti, i cili bie në dashuri me një rekrutuar të ri, Sergeyn, (rol i luajtur nga britaniku Tom Prior), pasi ata takohen në një bazë ushtarake në Estoninë e viteve 1970 të pushtuar nga sovjetikët.
Bazuar në autobiografinë e të ndjerit Sergej Fetisov, “Firebird” mund t’i ngjajë çdo historie të dëshirës së ndaluar – përveç se Sergey dhe Roman përballen me më shumë se thjesht një skandal nëse lidhja e tyre zbulohet. Ambienti i epokës sovjetike i jep filmit një element të veçantë thriller.
https://www.youtube.com/watch?v=w9XYSXPC57M
Pavarësisht pengesës fillestare gjuhësore midis dy drejtuesve, regjisori estonez Peeter Rebane e dinte se Zagorodnii do të ishte perfekt për rolin e Romanit. Regjisori Rebane u ndesh për herë të parë me librin e Fetisov një dekadë më parë. “U habita”, thotë regjisori 48-vjeçar. “Të jesh homoseksual ishte një vepër penale. Pasi u dekriminalizua me rënien e Bashkimit Sovjetik, u konsiderua ende si anormale”. Rebane e dinte se ishte homoseksual në moshën nëntë vjeçare./L.K
/Zoom.al