zoom

Të gjitha

“Flas me shpirtrat”! Vanessa Hudgens tregon anën e saj të errët

“Flas me shpirtrat”! Vanessa Hudgens tregon anën e saj të errët

Vanesa Hudgens ka thënë se ajo mund të flasë me shpirtrat. Gjatë një daljeje publike në emisionin “The Kelly Clarkson Show”, aktorja i ka thënë prezantueses së emisionit se kishte shumë “përplasje me qeniet shpirtërore” gjatë viteve.

“Unë e pranoj faktin se shoh dhe dëgjoj gjëra”.

“Më kujtohet kur isha 8 vjeçe dhe po bëhesha gati për shkollë. Aty ishin disa lodra. Ishte një në tavolinën e dhomës së ndenjes, unë fillova të eci dhe ajo filloi të vinte nga unë”, ka thënë artistja.

Hudgens ka shtuar se përdor “kutinë shpirtërore”, e cila e ndihmon të analizojë “frekuencat e radios shumë shpejt”.

“Diçka përmes elektricitetit e cila ua mundëson shpirtrave të flasin përmes saj”, ka shpjeguar ajo./L.K/Zoom.al