zoom

Aktualitet

Në banesë iu gjet arsenal armësh, ky është Ylli Zalla! E shkuara e tij e errët

Në banesë iu gjet arsenal armësh, ky është Ylli Zalla! E shkuara e tij e errët

Ylli Zalla, 48 vjeç, i cili po kërkohet nga autoritetet pas gjetjes së një sasie të madhe armësh, municionesh dhe lëndësh shpërthyese në banesën e tij në fshatin Zall të Fushë-Krujës, rezulton të ketë pasur më herët probleme të shumta me ligjin.

Sipas të dhënave, ai ka qenë i arrestuar më parë për arsenal armësh, prodhim lëndësh plasëse dhe vendosje eksplozivi.

Po ashtu, figuron i skeduar për çështje që lidhen me rekrutimin e shqiptarëve drejt ISIS-it. Ylli Zalla është përfshirë edhe në një konflikt të mëparshëm, ku dyshohet se ka kërcënuar me jetë ish-pronarin e një fabrike çimentoje.

Çfarë u gjet në banesën e tij

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 48-vjeçarit u sekuestruan:

  • 3 kallëpë tritol;
  • 12 granata dore sulmuese;
  • lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina të gatshme për shpërthim);
  • 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
  • 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
  • 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
  • 2 kg e 25 gramë cannabis.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim Ylli Zallën dhe po hetojnë për të zbuluar nëse ai ka lidhje me atentatin e 12 nëntorit pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani.

Ka gjithashtu dyshime se automjeti tip Toyota i përdorur nga atentatorët ka dalë nga banesa e 48-vjeçarit./Zoom.al

Postime të lidhura