Aplikacion
Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka treguar më shumë rreth gjendjes së saj aktuale. Rezarta ka publikuar librin e saj të dytë, “Zhbërja”, një libër i cili ka qenë edhe arma më e fortë e Rezartës në luftën e saj ndaj një armiku të padukshëm të shëndetit, me të cilin lufton prej kohësh.
“Nga biseda e fundit që kam bërë me mjeken kuptova që nuk është dhe aq e lehtë dhe aq e thjeshtë, duhet të përpiqem vetë, siç ka thënë motra ime e Shkodrës: “notin duhet ta bësh vetë”. Megjithatë kam shumë mbështetje, të them të drejtën, por luftën po e bëj unë, u shpreh gazetarja.
Ndërsa lufta e gjatë vazhdon, Rezarta thotë se ka trashëguar një karakteristikë të fortë nga i ati: optimizmin, këmbënguljen për mos t’u dorëzuar.
Pjesë nga biseda:
Rudina Magjistari: Vazhdon me terapitë sepse nuk bëhet fjala për ndërhyrje më apo ajo?
Rezarta Reçi:Jo, bëhet për jetëgjatësi mjekimi. Unë mendoja që mund të kryente, por kisha gënjyer veten, do të shkojë shumë dhe kjo më ka dobësuar pak, por them që do ta rimarr veten për të luftuar për më gjatë./L.K
/Zoom.al