zoom

Lajme

Mbi 1 mijë të ftuar, dasma e djalit të biznesmenit shqiptar në Pallatin e Kongreseve pushton rrjetet sociale

Mbi 1 mijë të ftuar, dasma e djalit të biznesmenit shqiptar në Pallatin e Kongreseve pushton rrjetet sociale

Një nga dasmat më të bujshme të këtij viti u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale për përmasat dhe organizimin e saj.

Bëhet fjalë për martesën e Kreshnik Morinajt, djalit të biznesmenit Kadri Morinaj, pronar i EUROSIG, me partneren e tij, Sindin. Në ceremoni morën pjesë mbi 1 mijë të ftuar, mes tyre emra të njohur nga bota e biznesit, politikës dhe artit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

@alketavejsiuofficial

Fairytale Wedding! Jemi ne Sallen e Pallatit te Kongreseve, aty ku keni vizituar panairet, apo keni kaluar per te pare koncerte apo evente elektorale. Guxuam per here te pare te transformojme kete hapsire ne te vetmen salle dasme qe mund te akomodonte 1000 te ftuar dhe 350 veta staf. @classav_events the magic maker team❤️

♬ original sound – ALKETA VEJSIU

Për shkak të numrit të madh të të ftuarve, ceremonia u organizua në sallën e panaireve të Pallatit të Kongreseve. Dekori, i kuruar nga Alketa Vejsiu, e shndërroi ambientin në një kopsht gjigant me lule, duke krijuar një atmosferë elegante dhe spektakolare.

Mbrëmja u shoqërua edhe nga performancat e disa artistëve të njohur, të cilët argëtuan të ftuarit deri në orët e vona, ndërsa pamjet nga ceremonia kanë bërë xhiron e rrjetit, duke e kthyer dasmën në një nga ngjarjet më të komentuara të momentit.

@xhevahir506

♬ tingulli origjinal – Xhevahir_Morina