zoom

Të gjitha

Ndahet nga jeta aktori legjendar i “Goodfellas”

Aktori i njohur, Ray Liotta, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Ylli i filmit kriminal të vitit 1990 “Goodfellas”, vdiq në gjumë në Republikën Domenikane.

Ai ishte duke xhiruar filmin “Ujërat e rrezikshme” dhe si pasojë po qendronte në atë vend.

Liotta ishte i martuar dhe ka lënë pas një vajzë.

Ray Liotta lindi në Newark, New Jersey, në vitin 1954. Një herë ai i tha Larry King-ut se nuk aspironte të bëhej aktor në vitet e tij të rinisë, por filloi të ndiqte profesionin pasi nisi kolegjin në Universitetin e Majamit në mesin e viteve 1970.

Disa nga rolet e tjera të shquara të filmit të Liotta-s përfshijnë “Narc”, “Cop Land”, “The Place Beyond the Pines” dhe “Marriage Story”, nga të cilat kjo e fundit i dha atij një çmim Independent Spirit së bashku me regjisorin e filmit.

Aktori gjithashtu bëri disa dalje si i ftuar në shfaqje televizive të njohura, duke përfshirë “Frasier”, “Modern Family”, “The Simpsons” dhe madje “Spongebob SquarePants”. Liotta gjithashtu priti “Saturday Night Live” në 2003 dhe fitoi një çmim Primetime Emmy për rolin e tij në një episod të vitit 2004 të “ER”.