zoom

Aktualitet

“M’u lut të shkonte në det… ishte hera e parë!” Rrëfimi i babait të 9-vjeçares që u mbyt në Tale, së bashku me kushërirën

“M’u lut të shkonte në det… ishte hera e parë!” Rrëfimi i babait të 9-vjeçares që u mbyt në Tale, së bashku me kushërirën

Ka folur për herë të parë babai i njërës prej dy vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Tales, në një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Mes dhimbjes së madhe për humbjen e vajzës së tij, ai ka rrëfyer momentet e fundit para tragjedisë, duke treguar se e bija kishte këmbëngulur shumë që atë ditë të shkonte në plazh me familjarët.

“Vajza m’u lut shumë atë ditë për të shkuar. Nuk e kisha lënë asnjëherë më parë të shkonte në det, ishte hera e parë”, është shprehur ai për emisionin “Me Zemër të hapur”, teksa ka rrëfyer më tej se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ai ndodhej në qytetin e Durrësit dhe se familjarët nuk ia kishin dhënë menjëherë lajmin e kobshëm.

“Kur ndodhi ngjarja isha në Durrës. Më njoftuan se vajzat nuk ishin mirë. Vajzat kishin hyrë në det pa i treguar askujt. Tezja e njërës prej tyre ishte aty, ndërsa kunata ime ishte me bashkëshortin”, rrëfen ai.

Dy kushërirat, Jonida Dajlani, 9 vjeçe, dhe Adelajda Misha, 11 vjeçe, humbën jetën mesditën e 19 qershorit në plazhin e Tales, pasi u futën në det për t’u larë. Sipas familjarëve, vajzat kishin hyrë në ujë pa njoftuar të rriturit, ndërsa dallgët e forta ua bënë të pamundur daljen në breg.

Postime të lidhura