zoom

Të gjitha

“Kush është ky Ronaldo Sharka”?! / Fjodora Fjora ironizon moderatorin

“Kush është ky Ronaldo Sharka”?! / Fjodora Fjora ironizon moderatorin

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur mes dy moderatorëve të njohur shqiptarë në emisionin “Ditë pas Dite”. Moderatorja Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharka i ftuar  në emision kanë shkëmbyer disa “thumba” me njëri tjetrin të cilat çuan deri në debat.

Fjodora Fjora pyeti Ronaldo Sharkën, nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuarit që sipas saj përcjellin antivlera. Ajo e pyeti nëse është vetë moderatori që bie në nivelin e tyre, apo janë të ftuarit që rriten në nivelin e Ronaldos.

Pjesë nga debati:

Fjodora Fjora: “Tani vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka. Çfarë përfaqëson ky?”

Ronaldo Sharka: “Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ja u harroj emrat, por gjithsesi.”

Fjodora Fjora: “E pra se na habite tani thashë se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Më bëtë lëmsh tani me këtë gjë. Të kërkoj shumë ndjesë.”

Ronaldo Sharka: “Ska problem, mosha bën të vetën”

Fjodora Fjora: “Patjetër, mosha bën të vetën”./L.K

/Zoom.al