zoom

Lajme

Miqësorja me Izraelin, Maran humbet “armën kryesore” pak orë para ndeshjes

Miqësorja me Izraelin, Maran humbet  “armën kryesore” pak orë para ndeshjes

Kombëtarja Shqiptare do të zbresë këtë mbrëmje në fushë për miqësoren ndaj Izraelit, por kuqezinjtë mund të luajnë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv. Myrto Uzuni ka shfaqur probleme shëndetësore vetëm pak orë para ndeshjes dhe aktivizimi i tij mbetet në dyshim.

Sulmuesi shqiptar është zgjuar me temperaturë si pasojë e një viroze, ndërsa mësohet ai me shumë mundësi nuk do ta nisë sfidën nga minuta e parë. Madje, ekziston mundësia që Uzuni të mos aktivizohet fare në këtë takim.

Mungesa e 30-vjeçarit konsiderohet një problem për trajnerin Rolando Maran, i cili kërkon të testojë skemat dhe organizimin ofensiv të skuadrës në këtë ndeshje miqësore. Uzuni ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares në përballjet ndaj Izraelit, duke lënë gjurmë me golat e tij.

Statistikat tregojnë se sulmuesi kuqezi ka realizuar dy gola në dy ndeshje kundër izraelitëve, duke qenë vendimtar në përballjet e Nations League gjatë vitit 2022.

Në suksesin 2-1 të Shqipërisë ndaj Izraelit më 10 qershor 2022, Uzuni gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të. Ndërsa edhe në transfertën e 24 shtatorit 2022, ku Shqipëria u mposht 2-1, ai realizoi golin e vetëm për kuqezinjtë në fundin e takimit./ Zoom.al

Postime të lidhura