zoom

Lajme

Dy probleme te Kombëtarja. Këto janë emrat që rrezikojnë për ndeshjen me Luksemburgun

Dy probleme te Kombëtarja. Këto janë emrat që rrezikojnë për ndeshjen me Luksemburgun

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut.

Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi u nda në dy grupe ku futbollistët që luajtën në humbjen 0-1 kundër Izraelit zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve u stërvit me ngarkesë të plotë.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, sulmuesi Myrto Uzuni mbeti jashtë grupit për shkak të një situate gripale, me mundësinë për të kryer stërvitje të diferencuar gjatë pasdites.

Një shqetësim të ngjashëm ka shfaqur edhe Anis Mehmeti gjatë natës, gjendja e të cilit do të vlerësohet në orët në vijim nga stafi mjekësor.

Programi i së premtes parashikon stërvitjen zyrtare në orën 17:30 në “Air Albania”, e cila do të paraprihet nga konferenca për shtyp e trajnerit Rolando Maran në orën 16:30.

Postime të lidhura