Aplikacion
Klubi i Liverpool-it ka emëruar Andoni Iraola-n si trajnerin e ri, pas shkarkimit të teknikut holandez Arne Slot.
Vendimi për largimin e Slot erdhi vetëm një vit pasi ai udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit kampion në Premier League.
Iraola vjen në “Anfield” pas një edicioni suksesshëm me Bournemouth-in, të cilin e renditi në vendin e gjashtë, duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League.
Trajneri 43-vjeçar spanjoll kishte njoftuar që në muajin prill largimin e tij nga skuadra, duke u lidhur fillimisht me klube si Crystal Palace dhe Milan.
Liverpool-i arriti të kualifikohej për në Champions League, megjithëse e mbylli kampionatin me vetëm 60 pikë, 25 pikë pas skuadrës kampione të Arsenalit.