zoom

Lajme

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias ka ardhur këtë të hënë, 25 maj, në Shqipëri, në një vizitë zyrtare.

Që prej orës 12:30, ministri grek është duke zhvilluar një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama dhe me përfaqësues të tjerë, ku mes tyre i pranishëm është edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Ai do të ketë takime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e procesit lidhur me përcaktimin e kufirit detar, kanë raportuar ndërkohë mediat greke.

Në Tiranë pritet të mbahet edhe forumi i biznesit Shqipëri-Greqi. Objektivi kryesor i udhëtimit është të rikthejë në rrugën e duhur një iniciativë dypalëshe të rënë dakord për herë të parë në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan qëllimin e tyre për t’ia referuar mosmarrëveshjen e tyre për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kjo fazë e re shihet edhe brenda kuadrit të përshpejtimin të procesit të pranimit në Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kontakte të mëtejshme diplomatike mes dy vendeve priten edhe në qershor, kur Ministri i Jashtëm Grek George Gerapetritis ka planifikuar të vizitojë Tiranën për një konferencë ministrore të fokusuar në mbështetjen për Ukrainën dhe sigurinë në Evropën Juglindore.

Takimi pritet gjithashtu të ofrojë mundësi për diskutime të tjera dypalëshe, duke përfshirë rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE dhe çështjet rajonale.

Postime të lidhura