zoom

Aktualitet

Çështja e detit në tavolinë, Dendias del nga Kryeministria pas takimit me Ramën

Çështja e detit në tavolinë, Dendias del nga Kryeministria pas takimit me Ramën

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit fillimisht nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Më pas, ai zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama në godinën e Kryeministrisë.

Pas bisedimeve mes dy delegacioneve, Rama publikoi një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, ku e cilësoi Dendias si një mik të afërt të Shqipërisë dhe një mbështetës të fortë të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama krahas fotos.

Vizita e ministrit grek vjen në një moment kur Athina dhe Tirana po tentojnë të riaktivizojnë negociatat për çështjen e kufirit detar, një proces që prej vitesh ka mbetur pa një zgjidhje përfundimtare. Mediat greke raportojnë se kjo temë ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë takimeve në Tiranë.

Në vitin 2020, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që mosmarrëveshja për delimitimin e zonave detare të dërgohej në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Megjithatë, procesi mbeti pezull, ndërsa tensionet politike mes dy vendeve, sidomos pas çështjes “Beleri”, ndikuan në ngadalësimin e negociatave

Postime të lidhura