zoom

Të gjitha

Meghan Markle zbulon prapaskenat e spektaklit 16 vite më parë: U largova se nuk duhej truri

Meghan Markle ka qenë një nga vajzat pjesëmarrëse të lojës ‘Deal or No Deal’ 16 vite më parë. Së fundmi, ajo ka folur për pjesëmarrjen e saj, duke rrëfyer gjatë një interviste për episodin e gjashtë të “Archetypes”, arsyen pse vendosi të largohej.

“Në vitin 2006, unë pata një periudhë të shkurtër si një vajzë çantë në versionin amerikan të lojës. Përvoja ime në shfaqje, e cila përfshinte mbajtjen e çantës së përmendur, së bashku me 25 gra të tjera që bënin të njëjtën gjë, ishte, për mua, emocionuese. Unë kisha studiuar aktrim në kolegj në Universitetin Northëestern. Dhe, si shumë gra të tjera që qëndrojnë në skenë me mua, aktrimi ishte ajo që ndoqa”, tha Megan.