Aplikacion
Eurodeputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack ka kërkuar nga vendet e BE-së, të mbajnë një qëndrim ndaj deklaratave aspak normale të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon të intimidojë votuesit shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një mesazhi në platformën sociale, në llogarinë e saj në X, Pack i kërkon BE-së që të mbajë një qëndrim për deklaratën jo normale të kryesocialistit Rama, i cili në një nga tubimet elektorale u është drejtuar qytetarëve që të mos dalin fare nga shtëpia për të votuar, nëse nuk e votojnë atë.
‘Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lëshuar mesazhe shqetësuese publike: “Nëse nuk më votoni, mos dilni fare nga shtëpia”. Ndonjë reagim i BE-së?’, shkruan në reagimin e saj eurodeputetja Doris Pack.
Albanian Prime Minister Edi Rama issued highly disturbing public messages:
— Doris Pack (@DorisPack2) April 21, 2025
“If you are not voting for me, don’t leave your house at all.”
Any reaction of the EU ?