Aplikacion
Me bindjen se me 11 maj fiton zgjedhjet, kryeministri Edi Rama ka nisur të bëjë gati edhe kabinetin e ri qeveritar.
Gjatë një takimi elektoral, Rama zbuloi se mes emrave që ka në mendje për t’i besuar një post ministror është edhe ai i Ina Majkos.

Kjo e fundit është kandidate për deputete në qarkun e Vlorës dhe është përfaqësuese e komunitetit rom.
Rama premtoi për të se nëse ajo nuk siguron dot votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete, do të jetë pjesë e qeverisë.
“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë./ Zoom.al