Aplikacion
Analisti politik Neritan Sejamini shprehur kritika të forta ndaj programit elektoral të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si një “premtim në ajër” pa asnjë bazë reale.
Sipas Sejaminit, përdorimi i integrimit europian si kartë elektorale është një mashtrim i qëllimshëm dhe një strategji për të shmangur llogaridhënien për 12 vitet e qeverisjes.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Sejamini deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë shans të mbyllë negociatat për anëtarësim në BE për dy vite, as deri në vitin 2030, madje as në 2035. “Është keqinformim, është gënjeshtër, është propagandë. Mund ta quajmë si të duam, por nuk është e vërtetë”, tha ai.
Sipas tij, Rama po manipulon me ndjeshmërinë e qytetarëve për integrimin, në mënyrë që të shmangë debatin real për qeverisjen: “Pas 12 vitesh në pushtet, kudo në botë zgjedhjet do të ishin një referendum për qeverinë. Por Rama po përpiqet që debati të mos jetë për korrupsionin, por për ëndrrën e BE-së.”
Sejamini theksoi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është një procedurë burokratike me letra, por një transformim rrënjësor i strukturës politike, shoqërore dhe ekonomike të një vendi. “Të thuash që do hyjmë në BE si të firmosim disa letra, është keqinformimi më i madh. Nuk ka asnjë lider europian që i ka premtuar Ramës mbylljen e negociatave. Ai thjesht gënjen,” përfundoi Sejamini.